Shën Valentini: Vendet muslimane pro martesës, Perëndimi dhe Amerika kundër saj
Albeu.com
Një ndër kompanitë më të mëdha në botë në fushën e investigimeve, “AC Nielsen” ka zhvilluar një sondazh javën e kaluar lidhur me mënyrën se si njerëzit e konceptojnë dashurinë dhe familjen. Sipas rezultateve të sondazhit vihet re se martesa dhe jeta në çift ende mbizotëron në mbarë botën. Më i theksuar në pranimin e familjes si bazë e shoqërisë kanë qenë ato vende ku njihen për vlera të larta morale të bazuara në besimet islame dhe katolike.Një ndër kompanitë më të mëdha në botë në fushën e investigimeve, “AC Nielsen” ka zhvilluar një sondazh javën e kaluar lidhur me mënyrën se si njerëzit e konceptojnë dashurinë dhe familjen. Sipas rezultateve të sondazhit vihet re se martesa dhe jeta në çift ende mbizotëron në mbarë botën. Më i theksuar në pranimin e familjes si bazë e shoqërisë kanë qenë ato vende ku njihen për vlera të larta morale të bazuara në besimet islame dhe katolike.

97 përqind e indonezianëve bësojnë në martesën deri në vdekje, të pasuar këta nga turqit me 92 përqind dhe filipinasit me 80 përqind, ndërkohë që studimi është bërë mbi 25.000 të anketuar në 46 vende të ndryshme të botës.

Vlerat më të ulta në besimin e lumturisë familjare i kanë treguar vendet ku vihet re një zhvillim më i madh ekonomik si SHBA-të dhe Evropa perëndimore. Amerikanët dolën të ishin ata që besonin më shumë tek martesa deri në vdekje, ndërsa evropianët nga shtetet katolike dhe konservatore treguan një mungesë të paparashikuar entuziazmi ndaj këtij koncepti.
"Përqindjet rekord të divorceve, të kombinuara me numrin e lartë të çifteve që bashkëjetojnë dhe një numër në rritje fëmijësh të lindur jashtë martese në 10 vitet e fundit, sigurisht e kanë bërë botën perëndimore të pyesë veten nëse koncepti i vjetër "derisa vdekja të na ndajë" po kthehet shpejt në një traditë që po vdes", tha presidenti i AC Nielsen Europe Patrick Dodd në një deklaratë.

Nga ana tjetër vihet re vendet myslimane aziatike si Indonezia dhe Malajzia rreshtohen gjithashtu në rang botëror, si vendet që e konsiderojnë martesën deri në vdekje si qëllim të jetës, ndërsa nga ana tjetër e barometrit të martesës dhe dashurisë qëndrojnë grekët, me 74 për qind të tyre që mendojnë se martesa nuk është qëllimi i jetës. Në vend të martesës, 77 për qind e evropianëve mendojnë se një lidhje e qëndrueshme dhe afatgjatë është po aq e mirë sa edhe martesa. Vendet myslimane dhe aziatike nuk ishin në favor të zëvendësimit të martesës me lidhje afatgjata, e madje as gjysma e amerikanëve, rusëve, afrikanojugorëve dhe hungarezëve. start
Shtuar më 15/02/2007, ora 09:42
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori