Shakaja e asistentes së Trump që tronditi Shtëpinë e Bardhë
Asistantja e Donald Trump ka bërë një shaka të hidhur për senatorin republikan që është i njohur edhe si mik i shqiptarëve John McCain.

Sipas mediave amerikane në një mbledhje në Shtëpinë e Bardhë janë komentuar fjalët e senatorit i cili ka dalë kundër emërimit të Gina Haspel si shefe e CIA-së pasi ka pretendime se është e përfshirë në tortura.

E këtu ka ndërhyrë asistentja e presidentit Kelly Sadler i cila ka thënë se nuk duhet të merren parasysh komentet e senatorit pasi fundja është duke vdekur nga kanceri. Kjo shaka pa kripë nuk u ka pëlqyer të pranishmëve në mbledhje, transmeton albeu.com.

McCain është duke luftuar me një formë agresive tumori në tru. Diagnoza e rëndë, 81-vjeçarit iu përcaktua korrikun e kaluar, e ndonëse i është nënshtruar një trajtimi të kujdesshëm, sëmundja ka avancuar ndjeshëm.

E megjithatë senatori dhe Trump vazhdojnë të jenë armiq të përbetuar në politike. Madje McCain sipas mediave amerikane më herët është shprehur se nuk dëshiron që Trump të marrë pjesë në varrimin e tij./albeu.com/
Shtuar më 12/05/2018, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori