Sfidoi talebanėt, vritet kėngėtarja pakistaneze
Njė kėngėtare e re pakistaneze ka mbetur e vrarė me armė zjarri nė Pakistan. Sipas mediave ndėrkombėtare ajo ėshtė vrarė sė bashku me babain e saj mbrėmjen e sė hėnės nė njė pazar tė populluar tė Peshauarit.


Ghazala Javed ishte bėrė e famshme nė luginėn e Suotit duke kėnduar nė gjuhėn pashtu, por i ishte dashur tė largohej drejt Peshauarit pasi kishte marrė kėrcėnime nga grupe tė paidentifikuara talebanėsh. Vitin e kaluar ajo ishte martuar, por martesa e saj kishte zgjatur pak, pasi prindėrit e bashkėshortit donin t’i ndalonin asaj pėrparimin e cilėsive artistike. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2012, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.

Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.