Po mbahet në kryeqytetin e Koresë së Jugut,
Seul, dita e dytë e
Samitit të G20-ës. Tensionet janë të larta mes
disa delegacioneve lidhur me cështjen si si të riparohet shtrembërimi i monedhës dhe tregtisë.
Disa druhen se konflikti, i nisur fillimisht mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, mund të kërcënojë rritjen globale të ekonomisë. Gjithsesi, një zyrtar amerikan u shpreh optimist se pjesëtarët e
samitit do të mbështesin një deklaratë që synon zgjidhjen e cekuilibrimit ekonomik.
Zyrtari, i cili ka preferuar të ruajë anonimatin, tha gjithashtu se Kina ka vepruar në këtë mënyrë për t’i shprehur Uashingtonit shqetësimet për valutën e saj.
Shtuar më 12/11/2010,
ora 09:54