Serzh Bramerz viziton Serbinë
Pëlqej
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, Serzh Bramerz, viziton Serbinë në fillimin e javës tjetër. Në qendër të takimeve do të jetë kërkesa për kapjen e dy të kërkuarve kryesorë të kësaj gjykate, Ratko Mlladiçit dhe Goran Haxhicit.

Mlladiç akuzohet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje. Haxhiq ka qenë drejtues i serbëve të Kroacisë gjatë luftës në Kroaci dhe akuzohet për krime lufte.

Arrestimi dhe dërgimi në Hagë i Mlladiçit dhe Haxhiçit janë ndër kushtet kryesore për integrimin evropian të Serbisë.
Shtuar më 13/11/2010, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori