Sërish tërmet në Turqi
Një tërmet i fuqisë 5,7 ballë sipas Rihterit ka goditur të mërkurën pjesën lindore të Turqisë dhe qytetin Van, me ç’rast janë shembur të paktën 18 ndërtesa, në mesin e të cilave janë dy hotele, njoftojnë mediat turke.

Instituti gjeologjik amerikan ka bërë të ditur se tërmeti ka ndodhur në ora 21.23 sipas kohës lokale, 16 kilometra në jug të Vanit, në thellësi prej 4,8 kilometrave.

Sipas mediave turke, dhjetëra njerëz kanë mbetur nën gërmadhat e ndërtesave në qytetin Van. Banorët në panik kanë dalë në rrugë, ndërsa në qytet janë dëgjuar automjetet e ndihmës së shpejtë. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 22:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori