Sërish në gjyq, nuk mbarojnë kokëçarjet për Berluconin
Pëlqej
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi u dërgua edhe njëherë para drejtësisë me akuzën për manipulim dëshmitarësh, në kuadër të skandalit “Rubygate” dhe mbrëmjeve të famshme të ashtuquajtura “bunga-bunga”.

Në këtë çështje, ish-kreu i qeverisë italiane, u akuzua nga prokoria se kishte paguar gjatë këtyre viteve 157 000 euro për Mariano Apicella, një këngëtar napolitan, i cili e kishte shoqëruar me kitarë gjatë mbrëmjeve të shumta të organizuara nga Berlusconi, raporton Atsh.

Apicella është dërguar gjithashtu para drejtësisë për dëshmi të rreme.

Ridërgimi i Silvio Berlusconit para drejtësisë u bë në kuadër të një çështjeje të quajtur nga media italiane, Ruby-ter.
Shtuar më 16/05/2018, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori