Serish bllokohet hapesira ajrore mbi Irlande
Albeu.com
Për shkak të afrimit të një reje të re hiri vullkanor nga vullkani islandez Eyafjalla, hapësira ajrore në perëndim të Irlandës sot është bllokuar sërish. Të prekur janë gjashtë aeroporte, ndër të cilët ai Shannon i cili shërben si stacion i ndërmjetëm për fluturimet në SHBA.Sic njofton Deutche Welle, informacioni u bë i ditur nga agjencia irlandeze për qarkullimin ajror IAA në Dublin. Nisjet dhe uljet e avionëve do të jenë të mundura duke filluar nga pasditja e sotme. Kjo është hera e tretë brenda tri ditësh që hapësira ajrore mbi Irlandë bllokohet pjesërisht. Shërbimi meteorologjik dhe Instituti i Gjeologjisë në Islandë kanë njoftuar ndërkohë se nga Eyafjalla përsëri po dalin re hiri në lartësi prej më shumë se dhjetë kilometrash.
Shtuar më 07/05/2010, ora 09:46
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori