Sërish alarm për bombë në CNN
Pëlqej
Punonjësit e rrjetit televiziv amerikan CNN janë evakuuar për shkak të një alarmi për bombë, mirëpo pas kontrollit nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes.

Rreth orës 22:30 të së enjtes, alarmet e sigurisë u aktivizuan si shenjë e evakuimit të menjëhershëm.

Rrjeti televiziv transmetoi vetëm emisione të cilat ishin përgatitur më herët. Policia më pas njoftoi personelin se mund të kthehen në vendet e punës.

Evakuimi i së enjtes, ndodhi disa javë pasi në adresë të këtij rrjeti kishte arritur një pako me bombë, gjë që detyroi evakuimin e personelit.
Shtuar më 07/12/2018, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori