Seri shperthimesh në Irak, 17 viktima
Të paktën 17 persona u vranë sot në Bagdad në sulme me bomba të kryera në zona të ndryshme të kryeqytetit irakian ndërsa janë plagosur edhe dhjetra të tjerë.

Nga shpërthimi i një makinë me eksplozivë e parkuar në afërsi të një postblloku ushtarak në qytezën e Mahmoudiya,mbeten te vrare pesë persona. Pak minuta më pas, një tjetër shpërthim u regjistrua në Veri të Bagdadit në Taji, duke u marrë jetën gjashtë personave. Pesë të tjerë u vranë në shpërthimin e tretë në një zonë shiite në kryeqytet. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2013, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori