Serbët nuk i duan ministritë e Kosovës në veriun e Mitrovicës, kërkojnë mbylljen e tyre
Millan Ivanoviç, drejtori i Spitalit të Veriut, njëherësh edhe një prej ekstremistëve më të mëdhenj serb në veriMitrovicës, ka kërkuar që në veri të zbatohet rendi kushtetues i Republikës së Serbisë, ndërkohë ka paralajmëruar se nuk do të lejohet puna e 15 ministrive "të të ashtuquajturës Republikë e Kosovës" në veriMitrovicës, shkruan sot gazeta "Zëri".

15 ministri dhe agjenci qendrore, që kanë fushëveprimtari lokale në Mitrovicën Veriore, rrezikojnë të mbyllen pasi pronari që kishte lëshuar objektin me qira nga presion i serbëve lokal detyrohet t'i dëbojë.

Këto 15 ministritë e agjencië që sipas ektremistit serb kërkohet të mbyllen: Ministria e Administratës Publike; Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal; Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit; Ministria e Tregtisë dhe Industrisë; Ministria e Zhvillimit Ekonomik; Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; Ministria për Kthim dhe Komunitete; Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Administrata Tatimore e Kosovës; Agjencia e Statistikave të Kosovës; Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit e Kosovës; Agjencia për Mbrojtjen e Pyjeve; Agjencia Kadastrale e Kosovës; Agjencia e Arkivave; Agjencia e Shoqërisë së Informacionit dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës janë të vendosura në objektin e Sasha Dedovicit, pronar i hotelit "Sasa" në veriMitrovicës. /albeu.com/

Shtuar më 17/01/2017, ora 09:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori