Serbia "tradhton" Rusinë
Albeu.com
Serbia “tradhton” Rusinë sa i përket njohjes së rajoneve të Osetisë Jugore dhe Abkhazisë. Ministri i Jashtëm i Serbisë deklaroi se Serbia nuk do të njohë Osetinë Jugore dhe Abkhazinë.Në një intervistë per gazetën austriake "Di Presse", kryediplomati serb, Jeremic duke falënderuar Moskën për ndihmën ndaj shtetit të tyre, theksoi se Serbia nuk është pjesë e politikës së Rusisë
"Ne jemi të gëzuar nga ndihma e Moskës për çështjen e Kosovës", tha Jeremiç, "Po kjo është për mbrotjen e interesave tona kombëtare. Ne nuk jemi pjesë e politikës ruse".

"Por ne nuk do të njohim rajonet separatiste të Gjeorgjisë si shtete të pavarura", ka thënë Jeremic për të përditshmen austriake Die Presse.
Rusia njihet si aleate prej kohësh e Serbisë dhe që përdori veton në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në përpjekjet për të bllokuar pavarësinë e Kosovës, e cila ka mbështetjen e Kombeve të Bashkuara dhe të vendeve kryesore të Bashkimit Europian.
Shtuar më 24/09/2008, ora 19:53
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori