Serbia terheq ambasadorin nga Podgorica per konsultime
Albeu.com
Serbia ka protestuar tek Mali i Zi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, dhe e ka tërhequr ambasadorin e saj Zoran Lutanovac për konsultime në Beograd.
Ministria e Jashtme e Serbisë sot i ka paraqitur demarsh përfaqësuesit të Malit të Zi në Beograd, me rastin e vendimit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me, siç thuhet, “institucionet e përkohshme vetëqeverisëse në Prishtinë”.
Ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të ambasadorit të Serbisë në Podrgoriscë për konsultime në Beograd, thuhet në komunikatën e ministrisë së Jashtme të Serbisë.
Shtuar më 15/01/2010, ora 21:59
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori