Vendimi për shembjen e Teatrit, Meta: Nuk mund ta besoj që edhe kjo ka ndodhur!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas denoncimit të këshilltarit opozitar në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj, i cili botoi sot dokumente ku pretendonte se Veliaj manipuloi mbledhjen e këshillit bashkiak, për marrjen e vendimit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Meta shkruan karshi reagimit të Topallit se: Nuk mund ta besoj që edhe kjo ka ndodhur!

Më herët, nëpërmjet një shënimi në facebook, Topollaj shkroi se Veliaj ka vendosur shembjen e teatrit përmes një e-maili, ndërsa ka publikuar edhe këto të fundit.

“Mëngjesin e 13 majit në postën time elektronike më kish ardhur njoftimi për mbledhje Këshilli Bashkiak online (i thëncin) ku në asnjë nga pikat e rendit të ditës nuk përmendej cështja e Teatrit. Të nesërmen, dt 14 maji, një e-mail tjeter lajmëronte shtimin e cështjes së prishjes së Teatrit Kombëtar me lajmërimin se këshilltarët do mund të dërgonin votën e tyre nëpërmjet e-mail më 15 maj, ora 12:00. As diskutime dhe asgjë tjetër përvec votës pro ose kundër në Këshillin me një opozitar të vetëm, përfaqësuesin e Bindjes Demokratike atje, që jam unë”, shkroi Topollaj mes të tjerash.


Shtuar 15.05.2020 10:01