Serbia pritje madhështore Vladimir Putinit në nder të 70-vjetorit të çlirimit të Beogradit
Liderët politikë serbë do ta presin me madhështi presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, me 16 tetor.

Ata kanë theksuar se në nder të PutinitBeograd do të mbahet një paradë ushtarake "që nuk është parë ndonjëherë".

Vuçiçi e takoi ambasadorin rus në Beograd, Aleksandër Çupurin, duke i thënë atij se Serbia është gati ta presë presidentin rus në një mënyrë madhështore.

“Presidenti Putin gjithashtu do të marrë pjesë në paradën ushtarake që nuk është përgatitur në 40 vitet e fundit, pasi besoj se data dhe rasti e meritojnë këtë gjë”, tha Vuçiç gjatë një konferencë për shtyp.

Kryeministri serb theksoi se gjatë vizitës së Putinit do të flitet për marrëdhëniet dypalëshe në të ardhmen mes dy aleatëve historikë./albeu.com/

Shtuar më 02/10/2014, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori