Serbia pret ndryshimin e politikës së jashtme të Trumpit rreth Kosovës
Fitorja e Trumpit si president i SHBA-së ka ndezuar një dirë jeshile në Serbi ku jo vetëm tabloidet, por edhe një pjesë e politikanëve serbë, përfshirë edhe shefin e shtetit, presin ndryshim të politikës së jashtme dhe mirëkuptim për qëndrimin e Beogradit për mospranimin e pavarësisë së Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, duke i uruar zgjedhjen president të SHBA-së, Donald Trumpit, ka vlerësuar se në Washington mund të pritet një mirëkuptim më i mirë për qëndrimin e Serbisë rreth mospranimit të pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri Aleksandar Vuçiq ka thënë se Beogradi zyrtar nuk i ka dhënë përkrahjen asnjërit kandidat për president, por ka vërejtur një ngazëllim të përgjithshëm në vend edhe në mesin e partisë së tij për shkak të fitores së Donald Trumpit, shkruan REL.

Analistët në Beograd thonë se nuk e kuptojnë “shpresën se republikani Trump do të ndryshojë politikën ndaj Serbisë, në fakt ndaj qëndrimit të saj për mospranim të Kosovës”, marrë parasysh siç thonë “se Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj pikërisht në kohën e administratës republikane të George Bushit, e cila e para e ka njohur”./albeu.com/
Shtuar më 12/11/2016, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori