Serbia nuk pranon propozimin e BE-se
Albeu.com
Propozimi i BE-së që së bashku me Serbinë ta shkruajnë një rezolutë për Kosovën e cila do të paraqitej në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, u diskutua në takimin e djeshm të zyrtarëve më të lartë të ...... Serbisë me presidentin Boris Tadiq, ka mësuar gazeta serbe “Blic” nga burime jozyrtare. Vendimi ende nuk është bërë i ditur, por siç i kanë thënë kësaj të përditshmeje burime të sigurta nga qeveria serbe, letra që ka arritur nga Brukseli të premten e kaluar është “shumë neutrale, e paqartë dhe e papranueshme për Serbinë”.
“Ajo letër eliminon krejtësisht thirrje për negociata të reja në mes të Serbisë dhe Kosovës rreth statusit dhe nuk e përmend shpalljen e pavarësisë së Kosovës si joligjore. Si e tillë, ajo është e papranueshme. Nuk është reale që Serbia të pranojë një propozim të tillë. Por natyrisht, ende ka vend për negociata me Brukselin mbi këtë çështje por është e vështirë të pritet që BE-ja, 22 vende prej të cilit organ e kanë njohur Kosovën, do ta pranojë rezolutën ku janë të përfshira negociatat rreth statusit”, thotë një burimi i gazetës.
Shtuar më 21/07/2010, ora 09:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori