Serbia, në BE pa e njohur pavarësinë e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka deklaruar të dielën se Serbia do të jetë antare e Bashkimit Europian, por kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Nikoliç ka shtuar se Serbia është e angazhuar për paqe dhe bashkëpunim në rajon, dhe se grindjet dhe historia janë pas.

Nikoliç pohoi se Serbia po bënë të pamundurën për të mos lejuar hyrjen e Kosovës në OKB dhe se vitin e ardhshëm do të përballet me sfidën e parandalimit të hyrjes së Kosovës në UNESCO.

"Ne jemi duke luftuar për rimëkëmbjen e ekonomisë për punë, për të drejtën për të zgjedhur miqtë tanë", ka thënë Nikoliç, përcjell "Radio Kim".

Shtuar më 03/10/2016, ora 12:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori