Serbia në alarm pas takimit të Donald Trumpit me Kadri Veselin (FOTO LAJM)

Mediet serbe kanë botuar në faqet e tyre të para fotografinë e Presidentit amerikan, Donald Trump me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

Mediat serbe, të alarmuara nga mbështetja e rikonfirmuar amerikane për Kosovën, kanë nxjerrë tituj të ndryshëm, duke alarmuar serbët se SHBA-të sërish do ta mbështesin Republikën e Kosovës.

Gazeta "Blic" e ka nxjerrë në ballinë titullin: "Trumpi, shuplakë Serbisë", ndërsa në artikull ka përmendur të gjitha argumentet dhe deklaratat e lidershipit amerikan në mbështetje të Republikës së Kosovës edhe për anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara por edhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Blic ka cituar sekretarin amerikan të Mbrojtjes James Mattis, i cili ka thënë se Kosova e meriton ushtrinë.

Ndërsa në të njëjtin artikull, Gazeta Blic ka cituar Nikky Haley, ambasadoren e SHBA-së në OKB, e cila ka thënë se Kosova e ka vendin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Gazeta tjetër, "Informer" në faqen kryesore të saj ka shkruar: "Trumpi shqiptar?", ndërsa në brendi të saj ka dhënë detaje të mbështetjes amerikane për Kosovën.

Gazeta "Kurir" ka dalë në ballinën e saj me titullin "Ofensiva e Kosovës në Amerikë", ndërsa gazeta "Danas" po ashtu i ka kushtuar një faqe të plotë takimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. /albeu.com/

Shtuar më 23/02/2017, ora 09:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori