Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Serbia miraton projekt-kushtetutën e re, pretendohet sovranitet mbi Kosovën!
Albeu.com
Parlamenti i Serbisë ka aprovuar me unanimitet dje në mbrëmje vonë projekt-kushtetutën e re që pretendon sovranitet mbi Kosovën, duke e quajtur pjesë integrale të Serbisë.Ky hap i propozuar nga kryeministri Vojislav Koshtunica dhe i miratuar gjatë një sesion të posaçëm të parlamentit kundërshton thirrjet e shumicës shqiptare në Kosovë për të marrë pavarësi. Negociatat për statusin e Kosovës janë duke u zhvilluar dhe shumica shqiptare kërkon pavarësi nga Serbia. Analistet thone se efekte faktike për zgjidhjen e çështjes së Kosovës kjo nuk do të ketë. Duket se ngrehina politike e Serbisë, tani e mbështetur edhe nga projekt-kudhtetuta e re, nuk po tregon shenja se po heq dorë nga Kosova. Presidenti Boris Tadiç tha se projekti nuk ishte ideal, por se ishte hera e parë në 50 vjet që ishte arritur një marrëveshje e gjerë politike për një çështje të tillë të rëndësishme. Kushtetuta përfshin garanci për mbrojtjen e pakicave dhe të drejtave të njeriut dhe i jep një formë vetqeverisjeje provincës së Vojvodinës.
Shtuar më 01/10/2006, ora 15:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori