Serbia "mbytet" nga vërshimet, vdes një grua (VIDEO)
Pëlqej
Serbia është përfshirë sërish nga moti i keq me shi dhe me vërshime.

Mësohet se një grua ka humbur jetën, teksa ka qenë duke u evakuar në fshatin Podvrshka.

Mediat serbe kanë raportuar se gjendja më e rëndë është në komunën e Klladovës, pasi ujërat e rrëmbyeshëm të dy lumenjve të atjeshëm kanë rrënuar dy ura që lidhin këtë qytet buzë Danubit me botën, shkruan lajmi.net.

Situatë dramatike nga te reshurat eshte shenuar edhe në qytetin e bakrit të Majdanpekut dhe në fshatin e quajtur Boletin. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori