Barcelona po kërkon të përforcojë ekipin për sezonin e ri.
Sipas mediave spanjolle krerët e klubit kanë nisur bisedimet me sulmuesin Sergio Aguero dhe Memphis Depay.
Aguero do të largohet nga Manchester City si futbollist i lirë ashtu si Depay i cili nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.
Thuhet se krerët e klubit spanjoll kanë arritur marrëveshje personale me të dy lojtarët.