Serbia heq vizat per turqit
Albeu.com
Serbia ka vendosur të heqë regjimin e vizave për shtetasit turq. Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe të cilat citojnë zëdhënësin e qeverisë në Beograd. “Qeveria vendosi heqjen e vizave për mbjatësit e pasaportave”, tha Milivoje Mihajlloviç, duke shtuar se vendimi hyn në fuqi nga e hënaQytetarët e Serbisë sërish do të kenë nevojë për viza kur të udhëtojnë drejt Turqisë, por këto viza merren në pikat kufitare. Lajmi për heqjen e vizave bëhet publik një ditë para vizitës së kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan, në Beograd.
Shtuar më 11/07/2010, ora 15:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori