Keidi Bare gjen golin me Espaynol (VIDEO)

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare, ishte padyshim lojtari më i mirë në radhët e Espanjolit në sfidën përballë Vijarealit.

“Nëndetësja e verdhë” arriti një fitore fantastike me shifrat 5-1 në shtëpi kundër Espanjolit dhe i falen 19-vjeçarit Pino i cili shënoi katër herë.

Nga ana tjetër te Espanjoli, ishte Keidi Bare i cili nuk e la ekipin e tij të dilte pa asnjë gol në këtë sfidë. Në minutën e 65’, pasi topi goditi traversën, mesfushori ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për ta çuar topin në rrjetë me një predhë me të djathtën.


Shtuar 27.02.2022 17:46