Serbia deshiron ta rishkruaje historine
Albeu.com
Gazeta britanike ‘The Independent’ e cilësoi si rishfaqje të tmerreve të luftës boshnjake fillimin e procesit gjyqësor, të iniciuar nga Serbia, për ekstradimin e ish-anëtarit të Kryesisë së BeH, Ejup Ganic.
Gazeta pohon se, para Gjykatës Komunale në Westminster u prezantuan akuzat e prokurorit britanik të angazhuar nga Serbia, sipas të cilave Ganic është “organizatori kryesor i një sërë krimeve të luftës, derisa, para 18 viteve ushtroi detyrën e kryetarit të Bosnjës”.

Sipas prokurorit që përfaqëson Serbinë, urdhri për sulm ndaj kolonës së APJ në Sarajevë dhe vrasja dhe plagosja e ushtarëve, por edhe urdhrat për katër krime tjera, erdhën nga Ganic dhe komanda boshnjake. Ndërkaq, Ganic para gjykatës i hodhi poshtë të gjitha akuzat, duke nënvizuar se në Beograd s’do të mund të gjykohej ndershëm.

“Ata po mundohen ta rishkruajnë historinë, sepse vendi i tyre kreu gjenocid”, theksoi Ganic.
Shtuar më 06/07/2010, ora 21:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori