Serbia dekoron Fidel Kastron, nuk njohu pavarësinë e Kosovës
Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç e ka dekoruar Fidel Kastron me Urdhërin e Republikës, që është deklarata me mirënjohjen më të lartë në shtetin serb, për shkak se ish-diktatori kubanez nuk e ka njohur Kosovën.

Kryetari i Komisionit për ndarjen e dekoratave dhe këshilltari i Nikoliçit Tomislav Antiç tha për “Novosti” se propozimi për medalje për liderin kuban ka ardhur personalisht nga presidenti Nikoliç.

Në motivacionin e dekoradës, ndër të tjera thuhet se Kastros i njihet merita, për shkak se ai ka qenë gjithnjë kundër pavarësisë së Kosovës dhe se Havana zyrtare “ka mbajtur një qëndrim parimor, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare”.

Tomislav Nikoliç ka parshikuar një vizitë personale në Kubë dhe mundet të provojë që tia dorëzojë medaljen vetë Fidel Kastros. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2015, ora 21:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori