Serbia, 1mln euro per informacionin e vendndodhjes se Mlladic
Albeu.com
Arrestimi i Mlladiçit, ish-gjeneral i serbeve te Bosnjes i paditur per gjenocid nga gjykata e Hages, perben kushtin thelbesor te nenshkrimit te MSA-se me BE-ne.Serbia eshte e gatshme te paguaje nje shperblim prej nje milione eurosh kundrejt informacionit, qe do te çoje ne arrestimin e te shumekerkuarit per krime lufte, Ratko Mlladiç, bene te ditur sot zyrtaret. "Vendimi per kete shperblim u dha dje ne mbremje nga Keshilli i Sigurise Kombetare", njoftoi per agjencine e lajmeve Beta, Rasim Ljajiç, i ngarkuari serb per gjykaten e krimeve te luftes. Arrestimi i Mlladiçit, ish-gjeneral i serbeve te Bosnjes i paditur per gjenocid nga gjykata e Hages, perben kushtin thelbesor te nenshkrimit te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, hapi i pare drejt anetaresimit. news24
Shtuar më 13/10/2007, ora 02:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori