Serbia - Hagës: Nuk dërgojmë të burgosurit e luftës në Shqipëri
Albeu.com
Serbia proteston ndaj marrëveshjes së Gjykatës së Hagës me Shqipërinë, për të dërguar disa të burgosur lufte të vuajnë dënimin në burgjet shqiptare.Serbia i ka dërguar një notë proteste Gjykatës së Hagës kundër marrëveshjes me Shqiperinë, sipas të cilës disa të burgosur lufte do të dërgohen në burgjet shqiptare.
Drejtori serb i zyrës së bashkëpunimit me Hagën, Dušan Ignjatoviæ ka shprehur shqetësimin e Beogradit ndaj vendimit të Gjykatës së Hagës për këtë marrëveshje. Argumenti kryesor që ngre Serbia është se Shqipëria ka probleme për gjendjen e burgjeve.
Nota e protestës serbe iu paraqit sekretarit te gjykatës së Hagës, Hans Holthuis. Beogradi argumenton se në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Shqipëri si dhe në raportin e Amnesty International për vitin 2007 një nga problemet kryesore në Shqipëri është gjendja e keqe e burgjeve. Ndaj Beogradi nuk do lejojë asnjë qytetar të vet të dënuar nga Gjykata që ta vuajë dënimin në Shqipëri. Veç kësaj Serbia argumentoi se Shqipëria është përfshirë në konfliktin e Kosovës, duke përmendur kështu në radhë të parë akuzat e ish-kryeprokurores Karla del Ponte në një libër të saj për trafik organesh të kryer në Shqipëri gjatë kohës së luftës. Po kështu përfaqesuesi serb përmendi edhe disa dëshmi gjatë gjyqeve të Hagës sipas të cilave UÇK është furnizuar me armë nga Shqipëria dhe se UÇK ka patur depo në Shqipëri. Marrëveshja për të burgosurit për krime lufte mes Hagës dhe Shqipërisë u firmos më 19 shtator të këtij viti. Në listën e vendeve që kanë nënshkruar marrëveshje të tille janë gjithsej, 16 shtete evropiane. (b92-news24)
Shtuar më 10/10/2008, ora 05:22
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori