Serbi: Pronari i "Pink" refuzon Angelinen
Albeu.com
Zhelko Mitroviq, pronar i kompanisë “Pink Films International”, ka refuzuar të bashkëpunojë në projektin e ri të aktores së famshme, Angelina Jolie. "Kam pasur simpati ndaj saj dhe e kam respektuar shumë punën dhe karakterin e saj.Fatkeqësisht, ajo është përplot paragjykime ndaj serbëve. E di se bashkëpunim me të hap dyert e bizneseve të mëdha filmike, por nuk dua të jem pjesë e diçkaje që për të satën herë i paraqet serbët si djem të këqij”, ka deklaruar Mitroviq, shkruan “Novosti”.

“Pink Films Internationa” bëri të ditur se Mitroviq të martën ishte takuar me katër producentët e ekipit të Joliet, për të diskutuar përfshirjen e kompanisë së tij në film i cili do të xhirohet në Serbi dhe në një pjesë të Bosnjës.
Sipas një njoftimi, thuhet se arsyeja e mos-bashkëpunimit është se serbët në këtë film paraqiten në anën negative.

Ndërkohë, vetë Angelina Jolie citohet të ketë thënë se, “Nuk guxon dikush nga Ballkani të mos bashkëpunojë me mua”.

Në film, Jolie paraqitet si një myslimane e Bonjës e cila dhunohet gjatë luftës në Bosnje nga një serb, mirëpo pas disa kohe, ata dy bien në dashuri dhe kalojnë së bashku tmerrin e luftës. (zeri)
Shtuar më 17/07/2010, ora 16:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori