Serbi, operacione për kapjen e Mlladiç
Pëlqej
Forcat serbe të sigurisë kanë nisur gjatë ditës së sotme disa operacione për kapjen e Ratko Mlladiçit. Mediat raportojnë se në Beograd, kërkimet po zhvillohen në një shtëpi private dhe në një lokal, kurse pjesa e tretë e operacionit po zhvillohet në Arangjelovac, qytet në Serbinë qëndrore.

Ratko Mlladiçi akuzohet nga drejtësia ndërkombëtare për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Bosnjë gjatë konfliktit të viteve ’90-të. (albeu.com)
Shtuar më 02/11/2010, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori