Në operacionin e përbashkët serbo-amerikan në Serbi janë konfiskuar 2,8 tonë kokainë, që ishte i dedikuar për tregun evropian. Nuk theksohet se ku saktësisht është konfiskuar droga.
Operacioni ishte pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për luftë kundër tregtisë ilegale me narkotikë. Vlera e kokainës së konfiskuar llogaritet në 120 milionë euro.
Agjencia amerikane për luftë kundër narkotikëve vlerëson se grupet e organizuara kriminele e shfrytëzojnë Serbinë si rrugë tranzite drejt vendeve të Evropës Perëndimore. /mia/
Shtuar më 16/10/2009,
ora 20:37