8 kafshë që janë kthyer në ekspertë të vetizolimit (FOTO LAJM)

Secili prej nesh ka të paktën një formë ndërveprimi me dikë tjetër gjatë ditës. Si natyrë, njerëzit janë qenie të shoqërueshme, të cilëve u pëlqen të rrinë bashkë, në punë, shtëpi, apo ambiente publike.

Kriza e koronavirusit i ka detyruar njerëzit që të kalojnë kohë vetëm, më shumë se kurrë ndonjëherë, duke i lidhur edhe më shumë pas botës së komunikimit digjital. Por, për shumë specie në botën e kafshëve, vetizolimi nuk është një koncept i ri. Është pjesë e instiktit të tyre.

Gjitarë të tokës e detrave, e shumë specie të tjera, zgjedhin të jetojnë në vetmi përveç se në dy raste: për të ngrënë dhe për t’u shumuar. Fondi Mbarëbotëror për Natyrën – “World Wide Fund for Nature” (WWF) ka botuar një listë me kafshë të ndryshme, sjellja shoqërore e të cilëve i ka bërë ekspertë të vetizolimit.


Shtuar 18.04.2020 19:05