Serbi, arrestohen 12 persona për krime lufte
Arkiv
12 persona, pesë prej të cilëve të kërkuar nga drejtësia malazeze për krime lufte, u arrestuan në Serbi dhe në Malin e Zi, në kuadër të nënshkrimit të një marrëveshjeje në Beograd për ekstradimin e shtetasve respektivë.

"Pesë persona, të cilët ishin në kërkim nga drejtësia e Malit të zi për krime lufte, në Dubrovnik në vitin 1991, u arrestuan dje në Serbi dhe Malin e Zi", deklaroi zëvendësprokurori i ngarkuar për çështjet e krimeve të luftës, Bruno Vekariç.

''Ministrja serbe e Drejtësisë, Snezhana Maloviç dhe ambasadori i Malit të Zi Igor Joviçiç, nënshkruan dje një marrëveshje që hyri në fuqi menjëhere për ekstradimin e këtyre shtetasve të cilët akuzohen për krim të organizuar, korrupsion apo për krime lufte'', njoftoi agjencia Beta.
Shtuar më 30/10/2010, ora 20:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori