Serbët mbështesin regjimin e Assad-it
Ndryshe nga vendet e tjeta, të cilat po shqyrtojnë mundësitë e mundshme për një ndërhyrje të përbashkët në Siri, Serbia gjithnjë e më shumë mbështet pushtetin diktatorial të Bashar al-Assad.

Në rrjetet sociale serbët kanë caktuar një tubim para ambasadës së Sirisë në Beograd duke dhënë sqarimet e duhura se ku ndodhet ambasada.

Ky takim është caktuar të mbahet të hënën më 2 shtator në ora 13.30, para ambasadës së Sirisë në Beograd, raporton agjencia e lajmeve INA.

Në apelin drejtuar nga Stefan Stamenkovski, përmes rrjeteve sociale, mes tjerash thuhet:

“Me rastin e paralajmërimeve të agresionit të NATO-së ndaj Sirisë dhe popullit të sajë, Kuvendi serb i betimit, ditën e hënë më 2 shtator në ora 13.30 do të organizojë një tubim para ambasadës së Sirisë në rrugën “Aleksandër Stamboliski 13, (mbi stadiumin “Marakana”, në shenjë mbështetje popullit sirian dhe udhëheqësit të tij basher el Asad dhe ju ftojmë që të dërgojmë letër solidariteti të popullit serb që ka pasë një eksperiencë të tillë në vitin 1999. Për më shumë informacione, drejtohuni në tel:065 44 85 888 dhe 064 460 84 30”-thuhet në apel. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2013, ora 13:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori