Nacionalistët e Serbisë të premten kanë shprehur pakënaqësi me vizitën e paralajmëruar të zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden në Serbi, duke e akuzuar atë se është anti-serb, raporton agjencia AP.Biden arrin në Serbi javën e ardhshme, në kuadër të turneut në Ballkan, që përfshinë edhe vizitat në Kosovë dhe në Bosnjë Hercegovinë.
“Ne besojmë se deklaratat dhe politikat e Joseph Bidenit janë në kundërshtim me interesat e Serbisë dhe të popullit serb”, tha Jovan Pallaliq nga Partia Demokratike e Serbisë.
Politikani tjetër, Aleksandar Vullin, tha se Biden “nuk është i mirëseardhur në Serbi”. /REL/
Shtuar më 16/05/2009,
ora 08:08