Serbët heqin flamurin e Kosovës nga Kalaja e Artanës
Flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës është hequr nga Kalaja e Artanës.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë kryetari i Artanës, Svetislav Ivanoviçt.

“Ne ishim aty sot, e pamë që flamuri është hequr, nuk ka asgjë, ne e kemi diskutuar këtë edhe me zyrtarët e policisë së Kosovës”, tha ai, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, për vendosjen e flamurit në atë kala ai ishte informuar nga mediat dhe nuk kishte ditur asgjë për këtë çështje.

Ndryshe, media dhe zyrtarët serbë kishin reaguar mjaft ashpër për vendosjen e flamurit serb në këtë kala.

Mediat serbe, kishin shkuar edhe më larg duke e quajtir si “Kështjellë Mesjetare Serbe”.
Shtuar më 16/08/2019, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori