Serbët dënojnë masakrën e Srebrenicës
Pëlqej
Albeu.com
Kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica, dhe homologu i tij serbo-boshnjak, Pero Bukejlovic, nëpërmjet një deklarate të përbahskët dënojnë ashpër masakrën në Srebrenica.Në qytetin boshnjak, ku trupat serbe më 11 korrik 1995 vranë rreth 8.000 mylsimanë, janë kryer krime masive lufte, theksohet në deklaratë. Njëkohësisht këkrohet të dënohen të gjithë serbët që kanë kryer krime lufte. Për shkak të dyshimeve për pjesëmarrje në masakrën e Srebrenicës, gjatë ditëve të fundit janë arrestuar të paktën 11 serbë të Bosnjes. Sipas njotimeve në media fjala është për persona aktivë dhe ish-policë në republikën serbe të Bosnjes. Srebrenica konsiderohet si një nga krimet më të rënda të luftës në Evropë qysh pas Luftës së Dytë Botërore. DW
Shtuar më 25/06/2005, ora 19:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori