Senatorët në SHBA kërkojnë veto lidhur me sanksionet ndaj Rusisë
Një grup senatorësh të Shteteve të Bashkuara planifikojnë të paraqesin një legjislacion, me të cilin do ta vështirësojnë punën e administratës së presidentit, Donald Trump, për t’i tërhequr sanksionet kundër Rusisë, për shkak të aksioneve të saj në Ukrainë.

Kjo masë, e quajtur “Akti i Rishikimit të Rusisë”, ka mbështetës demokratë dhe republikanë dhe është aktualizuar për shkak të synimeve të politikës së administratës Trump lidhur me Rusinë.

Senatori demokrat, Ben Cardin, dhe ai republikan, Lindsay Graham, janë në mesin e mbështetësve të këtij legjislacioni, me të cilin do të imponohej mbikëqyrje strikte kongresionale dhe e drejtë e vetos, ndaj administratës Trump, nëse ajo synon tërheqje të sanksionevve kundër Rusisë, transmeton REL.

Paraardhës i presidentit Trump, Barack Obama, i pati bllokuar fondet ruse dhe imponoi ndalesë të dhënies së vizave për një numër të zyrtarëve të lartë rusë, pasi Rusia e ankesoi Krimenë e Ukrainës, në vitin 2014./albeu.com/

Shtuar më 08/02/2017, ora 20:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori