Senatori Sanders-Trump-it: Ky njeri është mashtrues
Senatori i Vermontit, Bernie Sanders, e ka akuzuar presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, se nuk po i përmbush zotimet e bëra për votuesit e klasës së mesme, duke aluduar në lidhjet e kabinetit dhe këshilltarëve të lartë me Wall Street-in.

"Ky njeri është mashtrues", ka thënë Sanders për "CNN".

"Ky njeri garoi për president të Shteteve të Bashkuara duke thënë, 'Unë, Donald Trump, do ta luftoj Wall Street-in. këta njerëz po vrasin dhe po mbesin të pandëshkuar.' Pastaj papritmas, ai i punëson të gjithë këta miliarder," ka thënë Sanders. /albe.com/
Shtuar më 07/02/2017, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori