Barcelona ofertë të re për Lewandowski, Bayern kërkon akoma më shumë

Barcelona nuk po heq dorë nga Robert Lewandowski.

Sipas raportimeve të “Sport Bild”, blaugranët kanë vendosur mbi tavolinë 40 milionë euro plus 5 milionë bonuse për sulmuesin polak.

Bayern Munich nuk mjaftohet nga kjo ofertë dhe vazhdon të kërkojë 60 milionë euro. Sulmuesi i klubit gjerman ka ende një vit kontratë me bavarezët dhe ka deklaruar publikisht që dëshiron largimin./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.06.2022 14:17