Senatori paralajmëron Trumpin për topin që mori nga Putin
Pëlqej
I gëzuar që ishte mikpritës i një Kupe Bote të susksesshme, Presidenti rus, Vladimir Putin, solli një dhuratë speciale për presidentin amerikan: një top futbolli.

Pasi një gazetar shtroi një pyetje në konferencën e përbashkët për shtyp duke përdorur metafora të futbollit, Putin nxori një top futbolli dhe ia dhuroi Trump’it.

Trump tha se do t’ia jepte djalit të tij Baron’it, i cili është një fans i futbollit. Pastaj, Trump hodhi topin në drejtim të Melanias, e cili ishte ulur përballë.

Por, Senatori republikan, Lindsey Graham, një kritik i Putin’it, postoi në Twitter duke thënë: ‘Po të isha unë, do të kontrolloja topin në mos ka mjete të përgjimit në të dhe nuk do ta lejoja në Shtëpinë e Bardhë.’


Shtuar më 18/07/2018, ora 07:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori