Senatori McCain e kritikon Obamën lidhur me presidentin Putin
Senatori amerikan John McCain, mbrëmjen e djeshme e ka kritikuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për qëndrimin që ka mbajtur ndaj presidentit të Rusisë Vladimir Putin, lidhur me zhvillimet e fundit në Ukrainë.

“Problemi është se ky president nuk e kupton Vladimir Putinin. Ai nuk i kupton ambicjet e tij. Ai nuk e kupton se Vladimir Putin është një kolonel i vjetër i KGB-së me prirje për ripërtritjen e perandorisë sovjetike dhe ruse”, u shpreh senatori John McCain.

Ai gjithashtu ka theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të marrin pjesë në samitin e G8-ës dhe se presidenti Putin duhet të “përjashtohet nga G8 dhe ky grup duhet të jetë G7”.

John McCain më tëj ka theksuar se duhet të gjendet një mënyrë e shpejtë që Moldavia dhe Gjeorgjia të hyjnë në NATO, pasi sipas tij, “të dyja këto vende janë të okupuara nga trupat ruse. Moldavia në Transdniestër dhe Gjeorgjia në Abkhazi dhe Oseti Jugore”. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2014, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori