Senatori amerikan quan Trump-in një gënjeshtar patologjik
Senatori amerikan, bernie Sanders ka deklaruar se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është gënjeshtar patologjik i cili po e dërgon vendin drejt autoritarizmit.

Në intervistë të dhënë për “Guardian”, Sanders tha se sulmet e Trump në media dhe gjyqësi paraqesin sulm ndaj demokracisë.

“Lajm shumë i keq se kemi një president i cili është gënjeshtar patologjik. Trump gënjen gjithë kohën dhe mendoj se kjo nuk është e rastit, se ka arsye për këtë. Ai gënjen për të mposhtur themelet e demokracisë amerikane”, ka thënë Sanders, i cili pësoi humbje në zgjedhjet partiake nga Hillary Clinton.

Sanders është shprehur se duhet ditur se çfarë ndikimi ka Trump në “oligarkinë ruse” dhe vlerësoi se Rusia ka pasur rol shumë të madh në zgjedhje.

“Ai (Trump) duket se ka shumë mos pajtime me Australinë, Meksikën, me aleatët tanë shumëvjeçar, por asgjë pozitive nuk ka që të thotë për presidentin rus Vladimir Putin, i cili është lider autoritar”, ka thënë Sanders. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2017, ora 19:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori