Maskat mësyjnë në shtëpinë në Tiranë, lidhin familjarët dhe u grabisi gjithçka

Tre persona ende të pa identifikuar kanë grabitur një familje në orët e vona të natës së kaluar, në fshatin Qinam të Tiranës.

Maskat kanë hyrë në ambientet e banesës dhe nën kërcënimin e armës kanë lidhur anëtarët e familjes dhe kanë grabitur paratë dhe sendet me vlerë.

Mësohet se anëtarët e familjes vetëm janë lidhur nga grabitësit, por nuk janë dhunuar.

Ndërkohë, sapo janë larguar grabitësit nga banesa, familjarët kanë njoftuar policinë. Momentalisht, në komisariatin nr.5 janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për ngjarjen dhe po merren në pyetje nga policia.


Shtuar 1.05.2020 08:16