Senati amerikan ratifikon anëtarësimin e Malit të Zi në NATO
Senati amerikan ka ratifikuar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, pas kapërcimit të pengesës proceduriale që kishte mbajtur peng votimin.

Nisma tani pret firmën e Presidentit Donald Trump, hapi i fundit për ratifikimin e anëtarësimit nga ana e Amerikës.

Plot 97 senatorë votuan në favor të anëtarësimitMalit të Zi, ndërsa dy ishin kundër. Ratifikimi kërkonte dy të tretat e votave të 100 anëtarëve të Senatit.

"Kjo është më shumë sesa çështje e anëtarësimit apo jo të një kombi me 650 mijë banorë. Kjo është një provë në garën, në të cilën jemi përfshirë me presidentin rus Vladimir Putin", tha John McCain.

Administrata e Trumpit e ka mbështetur anëtarësimin e vendit të vogël ballkanik, ndonëse gjatë fushatës për presidencialet e nëntorit, ai u shfaq kritik ndaj anëtarëve të aleancës ushtarake, me argumentin se kishin dështuar të paguanin detyrimet e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2017, ora 11:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori