Senati amerikan miraton ligjin per reformen bankare
Albeu.com
Senati amerikan ka miratuar një projektligj për ndyshimin më radikal që i bëhet sektorit bankar që nga Depresioni i Madh i viteve 30-të. Masat kanë për qëllim të parandalojnë përsëritjen e krizës së 2008-ës, e cila detyroi ...... taksapaguesit të shpëtonin bankat dhe kompanitë tregtare duke paguar qindra miliard dollarë. Rezultati shihet si fitore për presidentin Obama, ai tha se amerikanët nuk do të paguajnë më kurrë për 'gabimet e Wall Street-it', duke shtuar se tregtarët në Wall Street ishin munduar të minonin këtë projektligj. Projektligji u miratua nga të dyja Dhomat e Kongresit, dhe është gati i pandryshuar nga projekti i zotit Obama. Ligji kërkon që bankat t'i ndajnë aktivitet e tyre më rriskuese nga aktiviteti i tyre i përditëshëm. Ligji gjithashtu do të hapë rrugën për krijimin e një byroje të re për mbrojtjen financiare të kosumatorit. Republikanët, të cilët votuan kundër thonë se ligji do të ndrydhë risinë.
Shtuar më 21/05/2010, ora 12:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori