Komentet për emigrantët shqiptarë, Sekretarja e Brendshme britanike vizitë urgjente në Shqipëri

Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman do të vizitojë Shqipërinë këtë javë.

Lajmin e ka bërë me dije gazetari Paul Keynon, gjatë një reportazhi radiofonik të BBC, por ende nuk ka një datë zyrtare, shkruan Dosja.al.

Kujtojmë që pak ditë më parë ishin pikërisht komentet e Braverman për emigrantët shqiptarë në Angli të cilët i quajti kriminelë dhe nxiti një reagim të ashpër të kryeministrit Rama.