Sëmundja misterioze e bëri si shtatzënë, zbuloi shkakun nga miku i saj

Pëlqej
Një sëmundje misterioze nënkuptonte që një grua mund të shkonte në tualet një herë në javë, ndërsa krijonte idenë tek miqtë e saj sikur ishte shtatzënë.

Kayleigh Henning, nga Londra vuante gjithashtu nga kapsllëku dhe dhimbje barku që ishin kaq të forta se kalonte net pa gjumë në krevatin e saj për më shumë se një dekadë.

Ndërsa mjekët i konsideruan simptomat e saj vetëm IBS, znj. Henning kërkoi këshillën e trajnerit personal, sipas të cilit ushqimet ishin shkaktarë.

"Ishte aq e bezdisshme, sepse të gjithë supozonin se isha shtatzënë", i tha ajo "The Mirror".

Për shkak të barkut të fryrë, ajo u përpoq të gjejë rroba që i përshtaten asaj dhe do të ishte shumë e pakëndshme deri në fund të ditës.

Pas zhvilloi disa prova në shtëpi, analistja e biznesit zbuloi se trupi i saj nuk përballonte qumështin e lopës, të bardhën e vezës, thjerrëzat, maja dhe glutenin.

Zonja Henning, e cila tani është shtatë muaj shtatzënë, hoqi menjëherë përbërësit nga dieta e saj dhe nuk ka vuajtur nga shqetësimet që prej atëherë.
Shtuar më 05/12/2018, ora 04:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori