Selena duhet ta dijë, Justin shpëton vajzën që po dhunohej
Justin Bieber është kthyer në një hero në Coachella.

Sipas TMZ-së këngëtari nuk ka duruar dot kur ka parë dikë që ka kërcënuar një vajzë nga fyti. Justin sapo e pa këtë skenë, i kërkoi atij ta linte të qetë vajzën, por ky i fundit i ka thënë thjesht të shikojë punën e tij!

Kaq u desh dhe këngëtari e ka goditur duke e shtyrë atë pas murit, duke bërë të mundur kështu që vajza të largohet prej aty.

Thuhet se i panjohur ka qenë nën efektin e drogës dhe më pas ka tentuar të hakmerret nga Bieber-it duke goditur makinën e tij.

Autoritetet nuk kanë vonuar të vijnë dhe kanë arrestuar të riun dhunues.
Shtuar më 15/04/2018, ora 22:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori