E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
Sekuestrohen armë të tjera në Beograd, sërish tentativë për atentat ndaj Vuçiçit?
Në kuadër të hetimeve për armët e gjetura në afërsi të shtëpisë së familjes së kryeministrit serb, Aleksandër Vuçic, sot janë sekuestruar armë të tjera në Beograd.

Armët janë kapur në një makinë “Renault Megan”, e vjedhur në Beogradin e Ri në janar të këtij viti, që gjendeshin në një garazh.

Sipas mediave serbe, në automjet ishin “strehuar” një automatik, sasi të mëdha municioni, 400 gram TNT e ndarë në dy kallëpë, një detonator dhe një celular për aktivizimin e eksplozivëve nga largësia.

Zyrtarët serbë nuk kanë reaguar ende nëse këto armë kishin të bënin me një atentat ndaj kryeministrit serb, por kapja e armëve ka të bëjë me kapjen e armëve pranë shtëpisë së Vuçiqic. /albeu.com/


Shtuar më 01/11/2016, ora 22:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori